Këtu mund ta shikoni supermeçin e Joshuas dhe Povetkinit

15 Shares Share Messenger

Më pak se një orë ka mbetur deri në fillimi e super meçit për titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, mes kampionit aktual botëror Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin.
Meçi zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër dhe pritet të jenë të pranishëm rreth 90 mijë shikues në vendin e ngjarjes dhe dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën

Dy boksierët kryen dje matjet zyrtare. Pesha zyrtare e Joshuas për këtë meç është 111,6 kg, kurse e Povetkinit është 100,7 kg.

Joshua ka deri më tani 21 fitore në po aq duele, kurse Povektin ka 34 fitore dhe 1 humbje në 35 meçe si profesionist.

Interesant është fakti që të dy boksierët kanë qenë edhe kampionë olimpikë si amatorë, në kategorinë e rëndë.

Linkun për ta shikuar ndeshjen e keni këtu.

 

Share Messenger

Më të lexuarat