Këto janë ministritë që do t’i drejtojë AAK-ja

Share Messenger

Sot u nënshkrua marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së.

Në bazë të kësaj marrëveshje AKR-ja do të drejtojë pesë ministri, dhe do ta ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.

Burime të lajmi.net brenda PAN-it bëjnë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përveç postit të kryeministrit do të drejtojë edhe tri ministri.

Fjala është për Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurse AKR-ja do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në marrëveshje gjithashtu është vendosur që edhe posti i presidentit pasi që t’i përfundojë mandati Hashim Thaçit, t’i takojë Behgjet Pacollit.

Share Messenger

Më të lexuarat