Me këtë vogëlushin në foto, sot krenohemi të gjithë shqiptarët nëpër botë

Share Messenger

 veshur me një kostum të bardhë, pantallona të shkurtra dhe bluzë, djaloshi që nuk duhet të jetë më shumë se 4 vjeç sheh nga aparati fotografik.

Në duar mban diçka, ndërsa në kokë ka një qeleshe karakteristike të zonës. Duket sikur që fëmijë në fytyrë i është ravijëzuar një tis serioziteti, që paralajmëron atë çfarë fati kishte rezervuar për të.

Ky fëmijë është pikërisht shkrimtari Ismail Kadare dhe fotoja gjendet në odën e miqve në shtëpinë e tij në Gjirokastër.

Janë dy foto të shkrimtarit, të dyja të bërë në moshë të vogël. Në foton tjetër ai është ende vogëlush, dhe prindërit e kanë ulur në një karrige për të pozuar. Sërish i veshur me një kostum simpatik, fytyra i buzëqesh drejt kamerës. Këto janë fotot e vetme të vegjëlisë së shkrimtarit në shtëpinë muze të tij në qytetin e Gjirokastrës.

Share Messenger

Më të lexuarat