Kështu i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët në tunel para pjesës së dytë kundër Atleticos

Share Messenger

Ashtu siç bëri me Real Madridin në shumë raste, Cristiano Ronaldo e çoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me het-trikun e tij kundër Atletico Madridit të martën mbrëma.

Përveç golave, Ronaldo, si një lider i vërtetë, i motivoi bashkëlojtarët e tij në tunel para fillimit të pjesës së dytë drejt rikthimit sensacional.

Juve kishte një mal për ta kapërcyer pasi e kishte humbur ndeshjen e parë të 1/8 së finales me rezultat 2:0 në Madrid, por me Ronaldon në ekip gjithçka është e mundur.

Ronaldo shënoi tri gola, dy me kokë dhe një penallti në fitoren 3:0 të bardhezinjve në Allianz Arena.

Ronaldo tashmë është bërë lider i kampionit italian, kjo dëshmohet nga pamjet ku ai shihet në tunel duke i motivuar bashkëlojtarët para fillimit të pjesës së dytë.

Ronaldo iu kërkoi atyre ta vazhdojnë presionin ndaj Atleticos edhe në 45 minutat e dytë, dhe pikërisht kjo ndodhi.

Share Messenger

Më të lexuarat