Kështu iu “përgjigj” Glauk Konjufca Dardan Molliqajt për SHIK-un!

13 Shares Share Messenger

“I pranoj pretendimet e Dardanit, nëse ka argumente”, pati thënë Glauk Konjufca më 2 shkurt në seancën e buxhetit.Po atë ditë, iu kundërpërgjigj Dardan Molliqaj i PSD-së me fjalët se ish-kolegu i tij, Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, njofton Klan Kosova.Kanë kaluar dy muaj dhe çështja se a ka qenë ose jo Glauk Konjufca pjesë e SHIK-ut nuk është përmendur as nga njëri dhe as tjetri deri në ditën kur Molliqaj paralajmëroi se për “faktet e Glaukut” do të flasë sot në Kuvend.

“Glauk Konjufca është angazhuar në SHIK në vitet 2000-2001 dhe është paguar 150 marka. Rekrutimin e tij e ka bërë Fadil Lepaja”.“Ai e ka bërë përpunimin e të dhënave ndërsa arsyeja e largimit të tij ishte paga e ulët”, tha Molliqaj në seancën e sotme parlamentare ku sipas tij, këto fakte e vërtetojnë se deputeti i Vetëvendosjes, Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, njofton Klan Kosova.Pas fjalës së Molliqajt në Kuvend, Konjufca “heshti”.

Ai e mori fjalën dy herë në kohën e pyetjeve parlamentare, por jo për t’iu përgjigjur kolegut të tij të dikurshëm partiak.Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes nuk i bëri as pyetjet parlamentare pasi ministrat kompetentë nuk ishin aty dhe nuk foli për aktivitetin e tij ose jo në këtë organizatë.

Në vend të Konjufcës, fillimisht foli bashkëpartiaku i tij, Liburn Aliu.“Edhe më herët ka pasur akuza ndaj Vetëvendosjes dhe deputetëve të saj. Për dallim prej tash janë duke munguar qejfet dhe rakia. Kjo dëshiron të duket si diçka personale e që buron nga një debat i humbur. Por, ky është një projekt më i thellë dhe premtoj që do të flasim më hapur dhe shumë detajisht. Po merrem me atë që është më urgjente me varfërinë dhe me njerëzit që po ikin jashtë”.Ndërkaq, një deputete tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e pati vetëm një kërkesë për deputetin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt, njfoton Klan Kosova.“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të japë dorëheqje nga posti i deputetit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Kjo kërkesë e saj erdhi pasi Lepaja mohoi të ketë qenë ndonjëherë pjesë e SHIK-ut.Asnjë fjalë për angazhimin ose jo të Konjufcës në SHIK nuk e tha as kryetari i tij, Albin Kurti. Ai zgjodhi të flasë për “shkatërrimin dhe zhvatjen e shtetit nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”.

Share Messenger

Më të lexuarat