Këshilltari i kryeministrit: Nëse nesër s’votohet demarkacioni, atëherë këto mund të jenë pasojat!

6 Shares Share Messenger

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi u ka bërë thirrje partive parlamentare që nesër t’i thonë ‘PO’ votimit për demarkacionin.

Në theks të veçantë, ai ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën ka bërë thirrje publike që të manifestojnë moral politik.

Sipas Matoshit, nëse kjo nuk ndodhë atëherë nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet.

Statusi i plotë:

Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar sëbashku me Raportin e Komisionit dhe Aneks-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe ftyrën!?
Dhe për ta mbrri liberalizimin që është kërkesë qytetare!
Nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet!?
E ftoj publikusht lidershipin e LDK-së që të manifestojë moral të lartë politik dhe patriotizëm konstitucional dhe t’i votojë në pako tre materiet!

Share Messenger

Më të lexuarat