Kërkesa të shumta për viza

18 Shares Share Messenger

Javë më parë është raportuar se në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë gjatë viteve 2017, 2018 kanë qenë rreth 100 mijë kërkesa për viza ose 50 mijë kërkesa në vit, me ç’rast zyrtarët e kësaj Ambasade presin edhe këtë vit të kenë një numër të njëjtë të kërkesave si në dy vjetët paraprakë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërsa në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë kanë bërë të ditur se vitin e kaluar kanë pranuar 33 mijë kërkesa për t’u pajisur për vizë zvicerane, por edhe me vizë austriake, franceze, belge, holandeze dhe nga Luksemburgu, pasi edhe për këto jepen viza në këtë Ambasadë.

LEXO EDHE: Boshatisja para liberalizimit

Sipas zyrtarëve të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, rreth 20 për qind të kërkesave për pajisje me vizë vitin e kaluar i kanë refuzuar.

“Ambasada e Zvicrës përpunon deri në 200 aplikacione për viza në ditë. Shkalla e refuzimit është rreth 18%. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit. Vitin e kaluar kjo Ambasadë ka proceduar 33000 kërkesa për vizë (për Zvicrën, Francën, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën)”, kanë thënë më herët zyrtarët e kësaj Ambasade.

Share Messenger

Më të lexuarat