Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri

Share Messenger

Duke qenë njëri nga kosova e tjetra nga Shqipëria, nuk kishte dyshime se në fillimet e lidhjes, Getoari dhe Marina do të kishin keqkuptime të shumta për shkak të dialekteve.

Një ngatërresë të tillë fantastike e tregoi vetë moderatorja në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

‘Në fillimet tona, pa u lidhur ende, isha duke ngrënë diçka dhe u bëra pis, po unë isha në punën time dhe nuk e kisha mendjen tek Geti.

Kur ai më thotë: ‘A do pallomë?’.’-tregoi Marina duke lënë publikun gojëhapur. ‘Dhe unë ngela. I thashë: ‘Çfarë the ti mo?! Si guxon të më flasësh mua kështu?’ Dhe ai: ‘A do pallomë moj, çfarë të thashë? Merre!’ Dhe nxorri facoletën.

Pallomë është facoletë në Kosovë.’- rrëfeu Marina duke shkaktuar të qeshura të shumta.

Image

Share Messenger

Më të lexuarat