Këngëtari i parë miliarder

Share Messenger

Jay Z është reperi i parë në botë që ka arritur statusin e një miliarderi, sipas Forbes. Në një raport të publikuar së fundmi 49-vjeçari fitues i çmimit Gramm është renditur ndër njerëzit më të pasur në Amerikë dhe reperi i parë që numëron miliarda dollarë në llogarinë dhe investimet e tij.

Përveç sipërmarrjeve të tij muzikore, Jay-Z është gjithashtu një investitor në kompani të ndryshme, duke përfshirë Uber. Për të përcaktuar të ardhurat e Jay-Z, Forbes llogariti aksionet e tij në kompani të ndryshme.

Doni të dini se çfarë mban “portofoli” i tij? 310 milionë dollarë të investuara për shampanjën “Armand de Brignac”, si dhe 220 milionë dollarë në para kesh dhe investime, duke përfshirë rreth 70 milionë dollarë për Uber.

Portofoli i Jay-Z përfshin gjithashtu 100 milionë dollarë për shërbimin e transmetimit, Tidal, 100 milionë dollarë për konjakun e tij, D’Ussé, 50 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme, 70 milionë dollarë koleksion arti, një katalog muzikor prej 75 milionë dollarësh, si dhe 75 milionë dollarë për Roc Nation . U konfuzuat pak apo jo? Epo të gjitha bashkë i përkasin Jay Z.

Share Messenger

Më të lexuarat