Kënga shqipe jehon në paradën para Ditës së Falenderimeve, në Philadelphia

133 Shares Share Messenger

Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka gjetur rastin të paraklaojë me një grup fëmijësh me veshjet tona popullore, dhe flamurin tonë kombëtar, duke i dhënë parakalimit të tyre ngjyra kuq e zi

Nga Beqir SINA – New York
Një grup rreth 30 nxënësish të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia, dolën të dielën në paradën e pragfestës së Ditës së Falenderimeve (e njohur si Mayfair Thanksgiving Parade), të parakalojnë në rrugët e qytetit të veshur me kostumet e bukura popullore shqiptare.
Gjatë këtij parakalimi ata kënduan hymnin tonë kombëtar si dhe mbanin në duar duke valvitur flamujt kuq e zi dhe flamurin e SHBA.

Megjithëse, sqarojnë ata ky është aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në prag festën e falenderimeve (Thanksgiving) në Northeast Philadelphia –  Pennsylvania , shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka gjetur rastin të paraklaojë me një grup fëmijësh me veshjet tona popullore, dhe flamurin tonë kombëtar, duke i dhënë parakalimit të tyre ngjyra kuq e zi .

Në paradën e Mayfair Thanksgiving Parade, sipas tyre marrin pjesë rreth 150 grupe të ndryshme, përfaqesues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Phialadelphia, zyrtarë shteror dhe lokal, anëtar të këshillit bashkiak, të qytetit, asambleist dhe senator e zonës në shtetin e Pennsylvanisë, grupe nga departamentet shtetrore, institucionet lokale, dhe shoqata e grupe e tjera shoqerore, komunitare në të qytet.

Me këtë rast Shoqata Bijt e Shqipes, ka drejtuar një falenderim të veçantë për të gjithë nxënësit e mësuesit të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia, për pjesmarrjen e tyre dhe atë paraqitjen dinjitoze të vlerave të kombit tonë.

“Falenderim, thonë ata  për prindërit e nxënësve të cilët u treguan të gatshëm për të bërë të mundur tansportin e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në paradë. Faleminderit, thonë atë në mesazhin e tyre përcjellës në rrjetin shoqëror Facebook, anëtarëve të kryesisë së shoqatës e veçanërisht z. Sadik Elshani, Haki Çollaku, Bujar Çela e Bujar Gjoka, për punën e palodhur në organizimin e bukur të këtij aktiviteti, shkruna Shoqata Bijt e Shqipes në Philadelphia -Pennsylvania”.

Share Messenger

Më të lexuarat