Kelmendi: VV dhe LDK po luftojnë kundër njëra-tjetrës

Share Messenger

Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, ka thënë se VV e LDK po bëjnë ende fushatë, këtë herë jo kundër PAN’it, por kundër njëra-tjetrës, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto dy subjekte në vend se ta bëjnë qeverinë bashkë dhe ta çojnë përpara vullnetin e qytetarëve, po e vazhdojnë fushatën zgjedhore kundër njëra-tjetrës.

“Lëvizja “Vetëvendosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në vend se ta bëjnë qeverinë bashkë dhe ta çojnë përpara vullnetin e qytetarëve, po e vazhdojnë fushatën zgjedhore. Por kësaj radhe jo kundër partive të PAN-it, por kundër njëra-tjetrës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri tash dihet se VV dhe LDK nuk po arrijnë të nënshkruajnë koalicion për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, përkatësisht Kryeparlamentarit dhe pozitës së Presidentit.

Dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit kanë vetëm edhe pak ditë kohë që të zyrtarizojnë ose jo koalicion, në të kundërt, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje

Share Messenger

Më të lexuarat