KEK-u rinisë punën, pas marrëveshjes së Haradinajt me banorët e Shipitullës dhe Hadës!

Share Messenger

Pas marrëveshjes së arritur sot ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hadës, eskavatorët e KEK-ut kanë rinisur punën e tyre pas 14 muajsh pauzimi për të nxjerrur thëngjill në  atë mënyrë që të ketë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike. 

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i stafit të zyrës së kryeministrit Avni Arifi.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades “është garancë se KEK do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër.”

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e tij:

“Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Eskavatorët pas 14 muajsh pauzimi të shtrenjtë sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët.

Kur ndalet prodhimi i energjise ne blloqe, Kosova humbe rreth 500 mije euro ne dite tha njëri nga drejtorët e KEK-ut. 
Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garancë se KEK do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër”, ka shkruar ai në një publikim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Share Messenger

Më të lexuarat