Kandidatja e VV-së për deputete bëhet nënë

Share Messenger

Pak orë pasi kishte njoftuar se do të garonte për postin e deputetes në zgjedhjet e parakohshme, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, është bërë nënë.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në ‘facebook’, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti tha se Tinka me vendimin që të kandidoj për zgjedhje ka treguar se përgjegjësitë e prindërimit duhet të ridefinohen në Kosovë.

“Uroj që ajo dhe djali i saj Jani të kenë shëndet kurse prindërit e Janit ta shijojnë prindërimin”.

“Përveçse anëtare e kryesisë sonë, Tinka është edhe në listën tonë si kandidate për deputete. Me këtë vendim, që të garojë në këtë periudhë delikate për të, ajo ka treguar se përgjegjësitë e prindërimit duhet të ridefinohen në Kosovë. Barra për kujdesin ndaj fëmijëve e sidomos foshnjat nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë. Ato kanë nevojë për mbështetje institucionale e profesionale”,ka shkruar Kurti.

Tinka Kurti është bërë nënë. Uroj që ajo dhe djali i saj Jani të kenë shëndet kurse prindërit e Janit ta shijojnë…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 7. September 2019

Share Messenger

Më të lexuarat