Kandidati për kryetar të Prishtinës e quan veten bukurosh! FOTO

17 Shares Share Messenger

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, nuk është që e mendon vetën veç politikan të mirë. Ai konsideron se është edhe një djalë i pashëm – bukurosh.

Abrashi pëlqimin për vetën e ka treguar me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, ku pa postuar një foto të tij gjatë debatit të mbrëmshëm në Klan Kosova dhe foton e ka përcjellur me një koment duke shkruar: “Çfarë bukuroshi”.

Abrashi, duke e ditur se s’i mjafton vetëm të qenurit bukruosh për ta fituar Prishtinën, në debatin e mbrëmshëm ka shpalosur edhe programin e tij me të cilin, po që se fiton, do ta qeveriste Prishtinën.

Arban “Bukurosh” Abrashi ka treguar se ka më se 300 projekte që si krytar i Prishtinës do t’i realizonte brenda mandatit të tij, njofton Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat