Kandidati i PDK-së Shaqir Totaj ‘ia sheh sherrin’ djalit dhe dy deputetëve

10 Shares Share Messenger

PDK-ja është dënuar me gjobë nga PZAP-i për thyerje të heshtjes zgjedhore nga djali i Shaqir Totajt dhe deputetët Duda Balje e Nezir Çoçaj.

Postimet në Facebook gjatë heshtjes zgjedhore me thirrje për votim i kushtuan kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj me gjobë prej 7 mijë Eurove nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP ka gjetur të bazuara ankesat dhe pretendimet e BIRN dhe Internews Kosova ndaj subjektit politik PDK, për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Sipas vendimeve të PZAP-it, thirrjet për votim nga djali i kandidatit Totaj dhe deputetëve të Nezir Cocaj dhe Duda Balje, kanë paraqitur shkelje të rregullave zgjedhore.

Një ditë para zgjedhjeve, djali i kandidatit Totaj, Adonis Totaj, kishte postuar në rrjetin e tij social Facebook një thirrje për të votuar babanë e tij dhe udhëzime se si duhet votuar.

Njëjtë kishte vepruar edhe deputeti Nezir Çoçaj nga radhët e PDK-së.Ndërkaq deputetja Duda Balje, në një postim në faqen e saj të Facebook-ut i kishte bërë thirrje komunitetit boshnjak për të votuar kandidatin Shaqir Totaj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e dënoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 12 mijë e 300 euro për shkak të thirrjeve që në Facebook i bëri deputeti i Nismës Zafir Berisha në mbështetje të kandidatit për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka.

Edhe në rundin e parë të zgjedhjeve subjektet politike u dënuan nga PZAP-i pas ankesave të BIRN dhe Internews Kosova për thyerje të heshtjes zgjedhore.Për rundin e parë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, BIRN dhe Internews Kosova kanë dorëzuar 112 ankesa në PZAP prej të cilave partitë politike ishin dënuar me 100 mijë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat