Kadri Veseli: U trishtova kur dëgjova historitë e të rinjëve që po emigrojnë

Share Messenger

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ka mbetur i trishtuar kur ka dëgjuar historitë për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë.

Ai ka njoftuar se të enjtën është takuar me bashkëluftëtarë nga lufta e UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu.

Share Messenger

Më të lexuarat