Kadri Veseli pas kthimit nga Haga: Përjetë krenar me UÇK-në

Share Messenger

Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për të pritur kthimin e kryetarit të PDK’së nga Haga.

Veseli, pas kthimit nga Haga, ku është intervistuar nga Specialja, u lut për sa më shume paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës.

“Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës. Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj”, tha ai para qyetarëve.

Në shenjë respekti dhe mbështetjeje veteranë dhe simpatizues të shumtë kanë dalë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për ta pritur Veselin.

Përveç kësaj, këta qytetarë kanë veshur edhe bluza të bardha me mbishkrimi ‘Unë jam Kadri Veseli, luftëtar krenar’, gjithashtu në këto bluza e kanë të vendosur edhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat