Kadri Veseli nuk dëshmon kundër Albin Kurtit

3 Shares Share Messenger

Sot po vazhdon seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po përballen në gjyq për ngjarjet që ndodhën në Kuvend me gazin.

Para gjykatës kanë dalur Faton Topalli e Albulena Haxhiu, ndërkohë që me duar të lidhura nga paraburgimi janë sjell Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Por, ani pse u raportua nga mediat se është i ftuar, Kadri Veseli nuk po merr pjesë në seancë për të dëshmuar kundër Albin Kurtit dhe deputetëve të tjerë.

Veseli nuk ka shkuar në gjykatë as në seancën e kaluar, ku dëshmuan disa nga deputetët e PDK’së.

Ndërkohë, si dëshmitarë para gjykatës kanë dalur dy deshmitarë të tjerë, deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu.

Ndryshe, deputetët e VV’së po akuzohen për përdorim të armës, në këtë rast gazit lotësjellës, dhe pengim të personit zyrtar.

Share Messenger

Më të lexuarat