Kadri Veseli niset për në Hagë: Me asgjë nuk e ndërroj atë jetë krenare

Share Messenger

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është nisur sot për në Hagë, ku është ftuar nga Gjykata Speciale për tu intervistuar më 10 dhjetor.

Në deklaratën e tij për media, Veseli tha se Gjykata Speciale është një sfidë përballë krimeve macabre serbe, ndërkohë që është shprehur krenar për shërbimin e tij si pjesëtar i UÇK’së.

‘Gjykata Speciale është sfidë, përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e popullit tonë, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jete krenare. Historia e UÇK’së, është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi’, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK’së është ftuar nga Tribunali i Hagës për t’u intervistuar më datë 3 dhjetor, mirëpo për shkaqe teknike intervistimi i tij është shtyer për ditën e nesërme, më 10 dhjetor.

Share Messenger

Më të lexuarat