Kadri Binaku nga Koshtova, Bruce Lee kosovar

18 Shares Share Messenger

Gjithë jetën është munduar të duket sikur Bruce Lee. Për këtë arsye Kadri Binaku nga Koshtova e Mitrovicës gjithmonë i ka afër vetës ‘nunchaku’.
‘Jam mësu kur i kam pasur 13 vjet’ tregon ai për Klan Kosova.

Binaku nuk i ka ndalë asnjëherë stërvitjet dhe i ka përvetësuar aq mirë këto pajisje të arteve marciale saqë nuk ka frikë nga lëndimet.

58 vjeçar dhe ende qëndron mirë me reflekse.

Atij i ka mbetë merak që nuk ka mund t’i tregojë këto aftësi një publiku më të gjerë.

“Gjithë kam ëndrru një film me xhiru’, tregon ai.

Por a do të mund ta mboshte Binaku Jackie Chan pasi kanë moshë të përbashkët?

‘Jo, s’ma merr mendja. Më i ushtruar është ai”, thotë Binaku.

Fëmijët nuk ia kanë ndjekur pasionin mirëpo ai ka dhënë leksione për disa të tjerë të cilët kanë qenë të interesuar.

Share Messenger

Më të lexuarat