Ka edhe më keq se në Kosovë: Nëntëmbëdhjetë milionë njerëz aplikojnë për 63 mijë vende pune

28 Shares Share Messenger

Anil Gujjar erdhi në kryeqytetin e Indisë nga një fshat i vogël i rajonit të Raxhastanit. Me vete mori vetëm një çantë shpine dhe shpresën për ta gjetur një vend pune. Gjasat për t’u pranuar nuk ishin në anën e tij. Vitin e kaluar, hekurudhat e Indisë njoftuan për hapjen e vendeve të punës, si pastrues, rojtar dhe mirëmbajtës të binarëve. Për 63 mijë vende pune aplikuan jo më pak se 19 milionë njerëz.
Autoriteti hekurudhor i Indisë është njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj në këtë shtet. Vendi po rritet shpejt, por ekonomia nuk po krijon vende të mjaftueshme të punës për numrin e madh të të rinjve të shkolluar. Në vitin 2021, numri i banorëve të moshës 15 deri 34-vjeçare pritet të shkojë në 480 milionë. Kjo gjeneratë është më e shkolluar se të gjitha gjeneratat e kaluara. Ekonomistët thonë se rinia është pasuri e vendit nëse atyre iu ofrohet punë produktive.

Fati i miliona të papunëve paraqet njërën nga përgjegjësitë më të mëdha politike të kryeministrit Narendra Modi, përderisa po e kërkon një mandat tjetër gjatë këtij viti. Ai erdhi në pushtet para gati pesë viteve, duke premtuar zhvillim për të gjithë dhe krijim të vendeve të punës. Sidoqoftë, përpjekjet e tij për ta rritur prodhimin dhe ndërmarrësinë nuk janë dëshmuar të suksesshme, shkruan “The Washington Post”

 

Share Messenger

Të Fundit

Më të lexuarat