Juventusi kompleton transferimin e De Ligt, zbulon edhe shumën e transferimit

Share Messenger

Tashmë edhe skuadra e Juventusit ka zyrtarizuar transferimin e njëri ndër mbrojtësve më të mirë nga të rinjët, Matthijs de Ligt.

Matthijs de Ligt para disa ditëve udhëtoi drejt Torinos për të kompletuar transferimin e tij te Juventusi, teksa ka kryer edhe testet mjekësore.

Sot(e enjte), Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e tij përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Ajaxin për blerjen përfundimtare të të drejtave për regjistrimit të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Matthijs de Ligt për një shumë prej 75 milionë” – thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit italian.

Matthijs de Ligt ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Juventusin.

Share Messenger

Më të lexuarat