Ju që mblidhni kuponët fiskal, ATK ju jep një “myzhde” për këtë kampanjë!

14 Shares Share Messenger

Shumë qytetarë të cilët po mbledhin kuponët fiskal janë ‘zbehur’ nga kampanja e re e këtij projekti të Administratës Tatimore të Kosovës. Por, të njëjtit nuk duhet të dorëzohen pasi ky institucion konsideron se është në favor të tyre.

Deri më tani për tre mujorin e parë të vitit 2017 janë mbi 25 mijë qytetarë që kanë aplikuar për rimburësim nga kuponët fiskal.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka shpjeguar procesin e aplikimit, rimburësimit si dhe tërheqjes së numrave potencial fitues.

Ajo tregon se afati i fundit i aplikimit do të jetë në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues.

Pastaj, ATK-ja do të organizoj tërheqjen e Numrave Potencial Fitues (NPF), përmes Radio Televizionit Publik të Kosovës.

“Për periudhën TM3 2017 deri me tani kanë aplikuar 26,378 qytetarë. Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së”, ka thënë Bytyqi.

Më tej, sipas ATK-së, në procesin e tërheqjes do të ketë tre (3) Numra Potencial Fitues, ku numri i përgjithshëm i fituesve është mbi 999 deri 4500.

Mirëpo, në rast se numri i fituesve gjatë tërheqjes është më i vogël atëherë kjo mund të përsëritet.

“Nëse numri i përgjithshëm i fituesve të tërhequr nga Numat Potencial Fitues është më i vogël se njëmijë (1,000), atëherë duhet të tërhiqet edhe Numri Potencial Fitues shtesë deri në plotësimin e kushtit të paraparë. Çdo Numër Potencial Fitues i tërhequr ka në vete maksimum njëmijëepesëqind (1,500) fitues, në të kundërtën tërheqja përsëritet”, është shprehur ajo.

Tutje, Bytyqi tregon se si do të rimburësohen qytetarët gjatë kësaj kampanje.

“Fituesit potencial do të rimburësohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €)”, ka thënë ajo.

Në fund, ATK konsideron se kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret.

Po ashtu, sipas tyre është evidente që përmes nxitjes me rimbursim nga kuponët fiskal është krijuar një partneritet mes qytetarëve dhe ATK-së.

Share Messenger

Më të lexuarat