Jona Spahiu publikon videon e ardhjes në jetë të djalit, zbulon emrin e tij

Share Messenger

Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka publikuar për herë të parë një video me momentet e ardhjes në jetë të djalit të saj.
I vogli është pagëzuar me emrin Raiden, të cilin siç shpjegon vetë moderatorja e ka zgjedhur halla e tij. Ndërsa kuptimi i tij është Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës.

Video përmban momente nga mbërritja në spital, dhoma e bebit dhe momentet kur Frenkli dhe Jona e mbajnë në krahë për herë të parë. “Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”,-ka shkruar Jona. Kujtojmë se fëmija i parë për Jonën dhe Frenklin erdhi në jetë në datë 17-të.

Share Messenger

Më të lexuarat