Jo Getoari! Një tjetër mashkull është pika e dobët e Marinës

Share Messenger

Pas 10 vitesh Marina dhe “Procesi Sportiv” kanë përfunduar bashkëpunimin.

Por jo miqësia e Marinës me Edi Manushin. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja tha se me Manushin kishin jo vetëm raport kolegësh, por ishin edhe shumë shokë.

E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se si e priti Manushi largimin e saj, Marina tha: “Mos më prek në pikën time të dobët”.

Më pas moderatorja tregoi se ka qenë Manushi një nga arsyet pse ajo kishte qëndruar për 10 vite në “Procesin Sportiv”.

“Me Manushin nuk kemi vetëm raport kolegësh. 10 vite kalova me Manushin në Proçesin Sportiv dhe kemi qenë më shumë shokë sesa kolegë. Një nga arsyet pse unë qëndrova 10 vite ka qenë Manushi sepse më ka mbështetur shumë, gjithashtu edhe stafi i Procesit Sportiv. Jemi si siamezë, na mungon një pjesë”, tha moderatorja.

Marina zbuloi gjithashtu se kur kishte filluar emisioni, Manushi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Marina po me të vërtet ke ikur? Po hajde moj se më mungon”.

“Jam e bindur që edhe unë kur ta filloj spektaklin do i bëj një telefonatë të tillë”, shtoi Marina. /Xing

 

Share Messenger

Më të lexuarat