Jeta Xharra i drejtohet Brovinës: E ke dhi, jep dorëheqje se na ki marrë ftyrën

Share Messenger

Xharra ka kërkuar nga prokurorja Drita Hajdari, që të hap rast për raportim të rrejshëm nga Brovina
Edhe gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas skandalit të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, me fotografinë e publikuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Xharra në një postim në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Brovinës, duke thënë se ajo ia ka marrë fytyrën Kosovës e jo vetëm PDK-së, përcjell Bota sot.

Sipas saj, dorëheqja e deputetes së PDK-së në bazë morale, është gjëja më e mençur që mund të bëjë ajo.

Xharra ka kërkuar nga prokurorja Drita Hajdari, që të hap rast për raportim të rrejshëm nga Flora Brovina.

Reagimi i plotë i Xharrës:

Ok – s’po du me shujt, se kur gratë po na zbardhin ftyrën shumë po krenohna, zemra mal po më bohët e tash kur po na e merr ftyrën një gru, duhet me fol edhe tash! Duhet me fol edhe kur gratë rrejnë, mashtrojnë edhe e dhijnë punën! Flora Brovina e ki dhi, të lutem jep dorëheqje se na ki marrë ftyrën në krejt botën, jo veç PDK-së tande! Jep dorëheqje në baza morale se vetëm qështu diqysh pshtojmë me ftyrë – s’po më intereson kush të ka shti me qit atë foto, ti ki boll vjet mos me hangër grepin! Sidoqoftë, ke kallxu që je budallicë e sendin ma të mençëm që mundesh me bo tash o me dhanë dorëheqje!

PS. Drita Hajdari, gjasat që jep Flora Brovina dorëheqje janë të vogla. Nëse ti je profesionale, duhesh me i çel asaj rast për raportim të rrejshëm. Raportimi i rrejshëm o vepër penale!

Share Messenger

Më të lexuarat