Jep dorëheqje Sylejman Selimi këshilltari i Haradinajt

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka liruar nga detyra këshilltarin politik, Syalejman Selimi.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se ky vendim erdhi me kërkesë të Selimit, i njohur edhe me nofkën Sultlani.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Një vendim i tillë, ka ardhur pas presionit amerikan, të cilët kishin kundërshtuar fuqishëm emërimin e Selimit si këshilltar politik.

Madje, ka qenë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ai që kishte reaguar duke thënë se një Kosova dërgon mesazh të keq nëpër botë, nëse propozon një të dënuar për krime lufte për ambasador.

Share Messenger

Më të lexuarat