Ja vlerësimet e plota të lojtarëve – Ky ishte lojtari më i mirë

Share Messenger

Kosova e ka dërguar në 13 serinë e ndeshjeve pa humbje, të premten mbrëma, me barazimin 1-1 kundër Malit të Zi në Podgoricë.

“Dardanët” patën raste të dilnin nga ndeshja me pikë të plota, por u mungoi fati në disa momente.

Takimi, i cili u zhvillua pa praninë e fansave, u dominua nga tanët në pjesën e parë, por tempoja e lojës së djelmoshave të Bernard Challandesit ra në pjesën e dytë.

Milot Rashica shënoi për Kosovën në minutën e 25-të, derisa Stefan Mugosa realizoi për kundërshtarët në minutën e 69-të.

Pas ndeshjes, “SofaScore” e ka vlerësuar mesfushorin Besar Halimi si më të mirin te Kosova, duke i dhënë notën 7.5, derisa Leart Paqarada ka marrë notën më të ulët (6.1).

Më poshtë, vlerësimet e plota:

Share Messenger

Më të lexuarat