Ja si mund ta mposht Messi – Pelen

6 Shares Share Messenger

Pasi shënoi gol në ndeshje kundër Villarrealit për ta barazuar rekordin e ikonës së Bayern Munichut, Gerd Mullerit, si golashënuesi më i mirë për një klub të vetëm në top pesë ligat evropiane me 525 gola, Lionel Messi tani synon t’i mposhtë Pelen dhe Xavi Hernandezin për dy rekorde të ndryshme.

Në 560 paraqitje për skuadrën braziliane Santos, Edson Arantes do Nascimiento, apo i njohur më mirë si Pele, ka shënuar 541 gola, sipas ranglistës së publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS).

Sulmuesi legjendar, megjithatë, insiston se ia ka shënuar plot 1.283 gola, duke shtuar gola nga ndeshjet miqësore. Por, IFFHS-ja i llogarit vetëm golat e shënuara në ligat kryesore.

Për këtë arsyeje, Lionel Messit i duhen vetëm edhe 16 gola për ta barazuar tri herë fituesin e Kupës së Botës me Brazilin, i cili shpesh konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Mbresëlënëse apo jo? Por, prit se ka ende. Argjentinasi është vetëm 22 fitore larg rekordit të Xavit për më së shumti fitore me Barcelonën, i cila ka 322 sosh.

Messit do t’i duhet po ashtu të shtyhet edhe me bashkëlojtarin e tij aktual Andres Iniesta, i cili ka bërë pak më shumë paraqitje se ai për klubin.

Share Messenger

Më të lexuarat