Ja si 35-vjeçari Ibrahimovic ka habitur mjekët me rehabilitimin e tij! (+foto)

Share Messenger

Rikthimi i “supernjeriut” Ibrahimovic: Ja si 35-vjeçari ka habitur mjekët me rehabilitimin e tij…dhe tani është gati të rinovojë me United Një pjatë sallate me pulë, me një shënim ku shkruhej emri i tij, ishte në banakun e kantinës së Manchester United. Stafi kishte ikur prej kohësh, dritat ishin fikur dhe shumica e lojtarëve të Jose Mourinho ishin larguar drejt rezidencave të tyre luksoze.

Zlatan Ibrahimovic's return to Manchester United is a surprise to no one at Old Trafford

Por jo suedezi. I pari që vjen, dhe i fundit që largohet, kjo është rutina e Ibrahimovic. Dedikimi i tij është aq i madh sa që stafit të mensës u është komunikuar t’i lihet ushqimi në banak, pasi kur të vijë momenti që ai të ketë përfunduar stërvitjen, nuk do të kishte mbetur asnjë në ndërtesë për t’i shërbyer. Ai shpeshherë ka ngrënë i vetëm.

Damaging his knee ligaments against Anderlecht, Ibrahimovic's season was instantly cut short

Duke parë këtë lloj përkushtimi të jashtëzakonshëm, shumë pak nëpunës janë habitur që vetëm katër muaj pas dëmtimit serioz në ligamentin e gjurit që vuri në rrezik karrierën e tij, Ibrahimovic është pranë rinovimit me Manchester United.

 

Edhe mjekët janë habitur nga ky progres marramendës. “Ata nuk kishin parë ndonjëherë diçka të tillë kur Zlatan nënshkroi,” shkruan një burim i anglezes Sportsmail.

 

“Lojtarët që vijnë këtu i nënshtrohen një testi për të parë gjendjen fizike, se si duhet të jetë regjimi i tyre stërvitor dhe cila dietë do t’i bënte më shumë punë. Zlatan theu disa rekorde. Supernjeri ishte fjala që disa përdorën.

But his remarkable recovery left Ibrahimovic comparing himself to King Kong on social media

Edhe mjeku i cili bëri operacionin u habit nga forca e tij. “Nuk kisha parë një gju më të fortë.” Sipas atyre që kanë njohuri rreth këtij lloj dëmtimi, ai duhet të kishte nevojë për dy operacione. Por sulmuesi po rikthehet i shëndetshëm pas vetëm një operacioni.

Not long after his op Ibrahimovic was back in the gym testing his knee on resistance machines

Një njeri që nuk kishte dyshime rreth rikthimit të tij ishte Jose Mourinho, i cili e njeh shumë mirë. Ai nuk kishte dyshime se ai do të rikthehej dhe i ofroi rinovimin e kontratës përpara se të shërohej. Lojtari ka punuar fortë gjatë verës.

Medical staff labelled Zlatan 'superhuman' - quite apt considering his recently released game

Sipas Sportsmail, vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma, por rikthimi i tij shihet si një formalitet. Një rikthim në janar është shumë i mundshëm, ai nuk është harruar dhe influenca e tij në dhomën e zhveshjes mbetet gjigante.Në kantinë janë duke u përgatitur të vendosin pjatën me sallatë sërish në banak.

Share Messenger

Më të lexuarat