Ja sa është e pasur Duda Balje

Share Messenger

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit 6+, Duda Balje ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ajo ka katër prona të paluajtshme, tri në pronësinë e bashkëshortit dhe një nën pronësinë e saj.

Në deklarimin e saj të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi prej 500 metra katrorëve me vlerë prej 150 mijë eurove në emër të bashkëshortit, një banesë në emër të saj prej 60 metra katrorëve me vlerë 80 mijë euro. Teksa ka deklaruar se bashkëshorti i saj posedon edhe dy lokale njëri në vlerë prej 200 mijë euro dhe tjetrin 80 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, Duda Balje ka deklaruar dy vetura, njërin xhip Tiguan me vlerë 13 mijë euro në emër personal dhe Toyota me vlerë 17 mijë euro në emër të bashkëshortit.

Para të gatshme ka deklaruar se 6 mijë euro ndërsa bashkëshorti i saj posedon 25 mijë euro. Në deklarimin e saj figuron edhe një kredi prej 10 mijë e 160 eurove, shkruan Insajderi.

Tek të hyrat vjetore Balje ka bërë të ditur se merr pagë si deputete prej 28 mijë e 234 euro, ndërsa bashkëshorti i saj pagë vjetore merr 18 mijë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat