Ja qfarë i shkruajti Trump presidentit Thaçi

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një telegram urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë telegram thuhet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Presidentit Trump për popullin e Kosovës në përvjetorin e 12 të pavarësisë.

Trump ka kërkuar normalizimin e raporteve me Serbinë, forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e kushteve për bizneset private.
Ai ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës do të vazhdon të jetë e fuqishme dhe bilaterale, ku ka porositur se Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

Po ashtu Trump ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky është telegrami i plotë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump:

I nderuari President

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme.

Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.
Sinqerisht

Donald J. Trump..

Share Messenger

Më të lexuarat