Ja pse nuk ia dhash dorën Guardiolas pas ndeshjes

Share Messenger

Manchester City ka arritur që të ia shkaktoi Chelseas humbjen me të thellë në histori të tyre në Premier Ligë.

Kampioni në fuqi e deklasoi Chelsean në ”Etihad Stadium” me rezultatin 6-0. Por pas ndeshjes nuk ishte vetëm rezultati si temë që u diskutua, pasi që temë diskutimi u bë edhe mos shtrëngimi i duarve mes dy trajnerëve, Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola.

Kjo ndodhi pasi që ishte trajneri i Chelseas ai i cili u largua pas përfundimit të ndeshjes duke mos ia zgjatur dorën spanjollit, por edhe për këtë Sarri ka një shpjegim.

“Nuk e kam parë në ato momente, por do ta përshëndes si zakonisht më vonë”.

“Në ato momente doja të shkoja në zhveshtore dhe nuk e pashë. Nuk kam probleme me atë”, ka thënë Sarri në konferencën për media i pyetur për rastin në fjalë.

Share Messenger

Më të lexuarat