Ja pse është mirë të konsumoni kumbulla të terura

Share Messenger

Një studim i kryer në kafshë ka zbuluar se konsumimi i kumbullave të terura ngadalëson zhvillimin e arterosklerozës, një sëmundje e ndezjes, e cila sjell deri te sëmundjet kardiovaskulare dhe e cila konsiderohet si shkaktar udhëheqës i vdekjeve në shoqërinë e sotme.

Studimi është kryer në minjtë me arterosklerozë të zhvilluar, transmeton “Zeri.info”.

Sasia e kumbullave të terura pluhur, e cila ndjeshëm ka zvogëluar dëmtimin e enëve të gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza, ishte ekuivalente me konsumimin e 10 deri 12 kumbullave të terura në ushqimin e njeriut.

Kumbullat e terura shpesh janë lavdëruar për shkak të veprimit pozitiv në tretje dhe gjithnjë e më shumë theksohen edhe për shkak të veprimit pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Studimet e mëhershme kanë konstatuar se kumbullat e terura zvogëlojnë nivelin e kolesterolit LDL te njerëzit, përcjell zeri.

Një rezultat pozitiv në luftimin e kësaj sëmundjeje ka shënuar edhe konsumimi i lëngut nga zierja e kumbullave të terura, pasi tretet më shpejt dhe i jep organizmit të gjitha vitaminat e nevojshme.

Një e mirë është se kumbulla të terura ka gati gjatë tërë vitit.

Share Messenger

Më të lexuarat