Ja pse Albin Kurti nuk e viziton varrin e Ibrahim Rugovës

Share Messenger

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, gjë e cila ka nxitur reagime të shumëta. E vetë Kurti ishte deklaruar se njerëzit e LDK’së insistonin që ky të shkonte patjetër, prandaj edhe nuk e bën.

Albin Kurti në emisionin ‘Konak’ ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, ku edhe ka treguar arsyen se pse nuk e ka vizituar kurrë varrin e tij.

Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku, insistonin që unë të shkoj tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale. Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse këtë gjë do ta bënte si ndihmesë për koalicion me LDK’në, Kurti përgjigjet:

”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar. Kurti vazhdimisht ishte krikuar për këtë gjë.

Ndërsa, sot nënkryetari i LDK’së Agim Veliu thotë se Albin Kurti po e tregon kulturën e tij duke mos e vizituar atë.

“Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai.

Share Messenger

Më të lexuarat