Ja për sa vota dështoi Nisma ta kaloi pragun

Share Messenger

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve, ku del se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR, nuk e kalon pragun zgjedhore, pasi ka marrë vetëm 4.9% të votave.

Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore Armend Muja, ka thënë për Telegrafin se koalicioni NISMA-AKR-PD nuk arriti ta kalojë pragun për 135 vota.

“135 vota është numri i cili i ka pamundësuar koalicionit NISMA-AKR-PD që të kalojë pragun zgjedhor”, ka thënë Muja.
Ndryshe Nisma në një konferencë për media ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve duke bërë të ditur se do të ankohen.

Nisma madje fajësoj KQZ-në duke thënë se kjo e fundit publikoi rezultat të fabrikuar dhe të prodhuar nga vetë ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat