BE-ja nisi një periudhë të re pesëvjeçare për herë të parë me një grua në krye të Komisionit

Share Messenger

Me një muaj vonesë, për shkak të zgjatjes së procedurës së konfirmimit në Parlamentin Evropian, të dielën ka marrë mandatin pesëvjeçar Komisioni i ri i BE-së në krye me ish-ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, Ursula von der Leyen.

Do të jetë hera e parë në histori që Komisionin Evropian e drejton një grua, ndërkohë që në ekipin e saj ka një balancë të mirë të gjinive, sepse një numër rekord grash janë edhe komisare në ekipin prej 27-anëtarësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për herë të parë numri i komisarëve është më i vogël, sesa numri aktual i shteteve anëtare, por kjo për shkak se Britania e Madhe, duke llogaritur se pas dy muajsh nuk do të jetë më anëtare formale e BE-së, ka refuzuar që ta dërgojë përfaqësuesin e saj në kolegjin e komisarëve.

Të njëjtën ditë ka ndodhur edhe ndryshimi në krye të Këshillit Evropian, ku Donald Tusk nga Polonia ia ka dorëzuar mandatin ish-kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.

Share Messenger

Më të lexuarat