Ja kur saktësisht rriten pagat dhe sa përqind!

Share Messenger

Rreth 83 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik në Kosovë, nga janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta prej pesë përqind.

Kështu ka thënë  në Info Magazine Fatmir Gashi, zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

“Në projekesionet e buxhetiti të 2018 ka hy edhe rritja e pagave”.

“Prej janarit do të fillojë rritja prej pesë përqind për të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës”.

“Ky buxhet fillon me rritjen e pagave, skemat sociale i kemi parasysh, rritje do të ketë në shtyllën e drejtësisë si për Policinë, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillon Prokurorial, por rritje do të ketë edhe në fushën e shëndetësisë”.

Buxheti për vitin 2018 do të jetë rreth 1 miliard e 829 milionë euro dhe se sipas zëvendësminsitrit të Financave, ky buxhet është plotësisht në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Ky buxhet është plotësisht  i balancuar dhe nuk ka asnjë zbrastirë. Gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më stabil”.

“Ky buxhet është i menduar në mënyrë ekonomike dhe është tërësisht në harmoni me FMN”.

Share Messenger

Më të lexuarat