Ja kur prezantohet modeli i ri i iPhone

12 Shares Share Messenger

Adhuruesit e produkteve të Apple tashmë mund ta rrethojnë datën 12 shtator 2018 në kalendarët e tyre.

Në këtë ditë, sipas informatave më të fundit, gjiganti teknologjik nga Kalifornia do t’i prezantojë modelet e sivjetme të iPhone.

Megjithatë, vetë Apple nuk e ka konfirmuar këtë datë zyrtarisht.

Por, mediat amerikane janë njoftuar nga prodhues të aksesorëve të ndryshëm për iPhone se 12 shtatori është data kur do të zbulohen modelet e reja të iPhone.

Telefonat e rinj do të mund të paraporositen një ditë më pas, më 13 shtator.

Share Messenger

Më të lexuarat