Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

7 Shares Share Messenger

Mbahet konferenca e parë e kryetarëve të komunave (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban aktivitet ku do të bëhet publikimi i raportit “Tendencat për rrënimin e multietnicitetit: Largimet masive të pjesëtarëve serbë të forcës së sigurisë së Kosovës dhe roli i Serbisë” (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (EUICC), ora 10:00)

Përurohet monografia e akademik Muslim Mulliqit (Galeria e Akademisë së Kosovës, ora 11:00)

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, të organizojë testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, Eric Offermann, mban një aktivitet informativ në kuadër të largimit të ushtarëve gjerman nga Prizreni (Kampi Fushor Gjerman në Prizren, ora 10:00)

Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

Mbahet protestë paqësorë për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”, me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu” (Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ora 12:00)

Nisin punimet te nënkalimi kryesor (afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj) për realizimin e projektit infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit” (Ferizaj, ora 13:00)

Ushtrues i Detyrës se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e taksës ujore. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndrojë në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

Kryetari i Klubit te Basketbollit ‘Prishtina’, Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Sëiss Diamond, ora 18:00)
Hapja solemne e ekspozitës personale të akademik Muslim Mulliqit (Galeria e Akademisë së Kosovës, ora 19:00).

Share Messenger

Më të lexuarat