Ja cili lojtar mund ta largoi Shaqirin nga Liverpool

Share Messenger

Liverpooli mund të vendosë të largojë Xherdan Shaqirin këtë verë, me Samuel Chukwueze të Villarrealit si kandidat potencial për ta zëvendësuar.

‘The Reds’ nuk priten të jenë aktiv në tregun e transferimeve këtë verë, pasi kanë shpenzuar jo pak në afatet e kaluara për të ndërtuar këtë skuadër që arriti sërish në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, disa ndryshime do të ndodhin, dhe sipas ‘Goal.com’ Xherdan Shaqiri nuk pritet të vazhdojë me Liverpoolin.

Pavarësisht ndikimit të tij në fitoren kundër Barcelonës dhe Newcastle United, duket se ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është jashtë hapit me atë që Klopp kërkon nga lojtarët e tij.

Liverpool do të jenë të gatshëm të heqin dorë nga Shaqiri, nëse pranojnë një ofertë të mirë këtë verë.

Share Messenger

Më të lexuarat