Ja cfarë shkruan gazeta më e shitur në Danimarkë për Kosovën

20 Shares Share Messenger

Gazeta më e shitur në Danimarkë, Jyllands Posten, e ka publikuar një artikull të veçantë për ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, e cila përfundoi me rezultat 2:2 në “Fadil Vokrri”. Artikullin e plotë mund ta lexoni në vazhdim.

Danimarka i shpëtoi Kosovës me rezultat 2:2, pas ndeshjes ku ekipi vendas dominoi me një audiencë fanatike dhe një hënë të plotë të verdhë në prapavijë, shkruan Jyllands Posten.

Me një hënë të plotë të verdhë e cila shikonte me entuziazëm nga qielli i mbrëmjes, gjithçka ishte e përshtatshme për atmosferën e mbrëmshme, kur çdo goditje e ndërhyrje e saktë pritej me entuziazëm nga spektatorët, të cilët vazhdimisht ngriheshin nga karriget e tyre.

Mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë kishte festë. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, një vend me telashe që ende nuk është njohur nga Kombet e Bashkuara, por të cilin UEFA e pranoi si anëtare para dy vitesh.

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, mund të ketë preferuar t’i përdorë ditët para ndeshjes të së martës kundër Zvicrës për ta stërvitur ekipin e tij e jo për ta luajtur një ndeshje miqësore në Kosovë, por lojtarët ishin të kënaqur me mundësinë e vizitës së një vendi të ri, një realiteti tjetër, larg Danimarkës së sigurt.

Stadiumi i vogël i Prishtinës ishte i mbushur me 13 mijë e 500 spektatorë, por ata mund të kishin shitur pesë herë më shumë bileta se kaq po të kishte vend në stadium. Kjo pasi që për ta është shumë e veçantë ta shohin njërën ndër skuadrat më të mira të Evropës në këtë vend.

Më 9 qershor të vitit të kaluar, njëri ndër futbollistët më të mëdhenj të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq në moshën 57-vjeçare dhe më vonë, po atë ditë, Stadiumi i Qytetit e ndryshoi emrin në “Stadiumi Fadil Vokrri”. Një ditë më vonë, ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, e nderoi atë me funeral shtetëror, dhe presidenti Hashim Thaçi e shpalli atë ditë, ditë zie për Kosovën.

Kosova është për momentin e listuar në pozitën e 130-të në rangimin e FIFA-s, ndërsa Danimarka është në pozitën e dhjetë. Mirëpo, vendi ballkanik do të ngrihet shumë më lart gjatë vjetëve në vazhdim, kur ekipi kosovar do të luajë shumë ndeshje, ndër të cilat edhe ato për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Pjesa më e madhe e ekipit kombëtar u rrit në vende të mirënjohura, jashtë kufijve të Kosovës, si fëmijë të refugjatëve që ikën nga vendlindja e tyre për shkak të luftës.

Danezët tentuan të dominojnë, por loja e tyre ishte shumë e ngadaltë dhe e humbën topin shpeshherë, duke i dhënë Kosovës mundësi të kundërsulmojë. Pas vetën gjysmë ore, Vedat Muriqi erdhi shumë afër golit. Në anën tjetër, nuk kishte asgjë për t’u vënë re.

Për ekipin kombëtar të Kosovës, kjo nuk ishte në ndeshje stërvitore miqësore, por diçka shumë më e madhe. Lufta përfundoi në mënyrë të çuditshme pasi që një spektator hyri në fushë dhe e përqafoi Christian Eriksenin, duke e falënderuar për ndeshjen.

Ky veprim erdhi më herët sesa që duhej, pasi që në minutat e fundit, Danimarka arriti ta barazojë rezultatin, përmes Pierre Emile Hojbjerg. Danezët duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat.

Danezët i duartrokitën spektatorët e ekipit vendas në fund të ndeshjes, pasi që rezultati 2:2 ishte si një fitore në Kosovë.

Share Messenger

Më të lexuarat