Ja çfarë shkruajnë mediat malazeze pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e Komisionit për Demarkacion

Share Messenger

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi.

Deri më tani nuk ka reaguar pala malazeze.

‘Haradinaj shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacionin’ mban titullin lajmi në Vijesti.me , ku shpjegohet vendimi i kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë Radio Televizioni i Malit të Zi në faqen në internet ka cituar Haradinajn i cili thotë se marrëveshja për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë është e gabuar.

Ndërkohë deri më tani për vendimin e Haradinajt nuk ka reaguar pala malazeze, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srđan Darmanović në janar të këtij viti kishte deklaruar de Demarkacioni është problem i brendshëm i Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat