Izmaku: Kadri Veseli e ka përnime luftën kundër korrupsionit

Share Messenger

Ish deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku, ka folur për paktin kundër korrupsionit.

Izmaku ka thënë se Kadri Veseli do ta luftojë korrupsionin.

“Gjithmonë PDK e ka pasur përnjëmend. Si luftën kundër Serbisë, por edhe gjitha proceset e tjera. Lufta kundër korrupsionit, është prioritet i PDK-së. Korrupsioni është një lloj kanceri në shoqërinë kosovare. Duke parë veprimet e Kadri Veselit, i cili ka larguar personat me aktakuza nga lista, nuk ka qenë e lehte. Kjo tregon që kryetari Veseli, e ka seriozisht luftimin e korrupsionit.”, ka thënë ajo në Frontal.

Ajo ka thënë se luftën kundër korrupsionit, i pari i PDK’së, Kadri Veseli e ka filluar para fushatës me largimin e personave me aktakuza.

“Veprime e para të Veselit kanë qenë para fushatës poltike, ka larguar personat nga lista dhe kjo nuk është e lehtë, pas marrjes së Qeverisë do të dihen hapat konkret, ku do të krijohet byro dhe do të udhëhiqet nga persona kredibil”, ka thënë ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat