Ismet Beqiri: Dega ime doli fituese e zgjedhjeve. Do të vazhdoj me të njëjtin përkushtim të punoj për LDK-në

Share Messenger

Kandidati për deputet nga LDK, Ismet Beqiri i cili nuk mori vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur përfaqësues i popullit, ka theksuar se megjithatë dega të cilën e drejton doli fituese.Ai ka theksuar se me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj të punoj për LDK-në.

Të dashur miq,
Anëtarë dhe simpatizant të LDK-së,
Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi rezultate të mira në këto zgjedhje. Ju uroj deputetëve të ardhshëm punë të suksesshme parlamentare. Suksesi i LDK-së është sukses edhe i imi sikurse dhe i çdonjërit që e don LDK-në. Çdo votë meriton respekt dhe falënderim ndaj qytetarit.Padyshim është e rëndësisë së veçantë për mua që Dega e LDK-së Kodra e Trimave, Kryetar i së cilës jam , edhe në këto zgjedhje doli parti fituese, mbetet Dega fituese prej themelimit të LDK-së deri më sot.Me përkrahje qytetare, isha deputet 14 vite me radhë; pesë mandate duke llogaritur edhe mandatin e vitit 1998.

Si Sekretar i LDK-së në dy mandate, si kryetar i degës së parë, si shef i grupit parlamentar të LDK-së kam punuar me përkushtim. Me të njëjtin përkushtim do të punoj sot, nesër dhe në vazhdim në çdo detyrë dhe përgjegjësi, të cilën ma beson partia ime, LDK.Me respekt, Ismet Beqiri

Share Messenger

Më të lexuarat