Ismajli: Me rininë e bëjmë ndryshimin

Share Messenger

Kryetari i Komunës i tasnishëm dhe i ardhshëm Naim Ismajli, i shoqëruar nga deputeti I Parlamentit të Kosovës Fatmir Xhelili, ministri Fehmi Mujota, kryesuesi i KK Rrahman Jakupi në një takim shumë miqësor shpalosi programin zgjedhor dedikuar rinisë.

“Mirë se ju gjejë rini e mrekullueshme urbane shtimjane. Ju jeni promotorë e zhvillimit të komunës së Shtimes. Ju jeni pjesa më vitale, energjike e mendore, ju dhe ne bashkërisht e bëjmë ndryshimin. Programi i hartuar nga ekspertët eminent përbëhet nga pesë shtylla kryesore”, tha kryetari Ismajli.

Ai më tej shpalosi shtyllat kryesore që ipërkasin rinisë, ndër to përmendi pjesmarrjen e rinisë në aktivitete dhe vendimmarrje në institucione.

Kujdes të vecantë i kushtoi zhvillimit kreativ dhe inovativ. Kryetari Ismajli tha se gjatë mandatit të ardhëshëm do të angazhohet për hapjen e qendrës inovative të cilën do ta kompletojnë me teknologjinë informative më moderne ku të rinjët do të kenë mundësi ta zhvillojnë potencialin e tyre kreativ, më pasta jai përmendi promovimin e ndryshimeve, edukimin formal dhe ndërmarrësinë si dhe organizimin e trajnimeve të ndryshme për të rinjë.

Gjithashtu tha se do të hapet qendra për orientim në karrierë si dhe do të luftohen të gjitha dukuritë negative që e shkatërrojnë këtë rini të shëndoshë.

Kryetari Naim Ismajli garantoi se vend meritor në platformën e tij zgjedhore do të ketë kultura, sporti të cilët do ta begatojnë jetën rinore në çdo cep të komunës së Shtimes. Ovacionet dhe duartrokitjet e shpeshta si dhe brohoritjet “Naim Ismajli”, “PDK” ishin mesazh i fortë se rinia e Shtimes e mbështetë pa rezervë kryetarin Ismajli edhe në këto zgjedhje.

Share Messenger

Më të lexuarat