Ish i dashuri i Dua Lipas tregon të dashuren e re

Share Messenger

Pak kohë më parë, këngëtarja e famshme Dua Lipa i dha fund lidhjes së saj me shefin e kuzhinës, Isaac Carew.

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në media, pasi Dua menjëherë u fotografua me të dashurin e saj të ri, modelin Anwar Hadid.

Tani duket se edhe Isaac ka gjetur dashurinë në krahët e një femre tjetër. Ai ka publikuar së fundmi një foto në “Instastory”, ku konfirmon lidhjen e re.

Në foton e publikuar nga shefi i kuzhinës shfaqet dora e tij dhe e të dashurës, pa zbuluar imazhin e saj.

Mesa duket Lipa dhe Carew tashmë e kanë harruar njëri-tjetrin, por fansat e tyre ende nuk janë mësuar me ndarjen e tyre dhe duan t’i shohin sërish bashkë.

Share Messenger

Më të lexuarat