Isa Mustafa sot e ka ditëlindjen, ja sa vjet mbush kreu i LDK-së

Share Messenger

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot mbush 68 vjet.

Ai ka lindur më 15 maj 1951 në Prapashticë të Podujevës.

Me profesion economist, I angazhuar si pedagog në vitin 1974 në Universitetin e Prishitnës ai angazhimin e tij politik e filloi në vitin 1984 ku u angazhua në në funksionin e kryetarit të qeverisjes komunale në Prishtinë, ku mbajti postin për katër vjet.

Gjatë periudhës së luftës, Mustafa ishte aktiv në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë është angazhuar kryesisht në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2007 si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u zgjodh kryetar i komunës së Prishtinës.

Ndërsa, më 7 nëntor 2010 Isa Mustafa në Kuvendin e 7-të zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 235 vota u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e mundur kundërkandidatin Fatmir Sejdiu i cili mori 124 vota.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës nga dhjetori i vitit 2012.

Share Messenger

Më të lexuarat