Isa Mustafa godet BE-në mbështet Haradinajn: Një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim!

843 Shares Share Messenger

Kompleksi Trepça u kërkua nga Bashkimi Europian (BE) të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Kjo kërkesë e habiti të parin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa. Ai është kundër, por kërkon bashkim të forcave politike që të përballen me fuqishëm me Serbinë.

Gabimshëm, apo jo, Lideri i LDK’së Isa Mustafa është habitur nga kërkesa e BE’së, dhe ka reaguar ashpër duke dyshuar në qasjen doplomatike që Unioni Europian po e tregon ndaj Beogradit, dhe presionet që i ka ndaj Kosovës.

“Më habiti kërkesa e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë. Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë. Është kjo një kërkesë absurde dhe e papranueshme, ashtu siç është e papranueshme që me Serbinë të dialogohet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK’së ka shtuar se në mandatin, kur ishte Kryeministër i Kosovës, përgatitëm dhe aprovuam Ligjin për Trepçën, duke e shpëtuar këtë simbol ekonomik të vendit nga falimentimi dhe privatizimi. Deputetët e LDK’së votuan para disa ditësh Statutin e Trepçës, i cili mori 2/3 e votave në Kuvend. Kjo flet për unitetin tonë karshi interesave jetike të vendit.“Duhet të jemi bashkë dhe fuqishëm të kundërshtojmë që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë të dialogojmë çështjet e sovranitetit dhe integritetit tonë shtetëror. Çështjet e shtetësisë sonë! Sepse, kështu si kanë filluar, një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë”, ka përfunduar Mustafa.

Share Messenger

Më të lexuarat