iPhone vjen me risi, këtë e kemi kërkuar

Share Messenger

Një lajmi i mirë për gjithë përdoruesit e iPhone’av, Apple prezanton bateri më të mëdha për kënaqësinë e shumë prej përdoruesve të tyre. Jeta e baterisë në iPhone ka qenë gjithmonë e diskutueshme me kalimin e viteve.

Raporti pretendon se Apple pritet të përdorë një modul të personalizuar të mbrojtjes së baterisë që me sa duket do të jetë 50% më i hollë dhe më i vogël se moduli aktual.

Si rezultat, kjo do të çlirojë mjaft hapësirë brenda vetë telefonit, e cila nga ana tjetër mund të përdoret për të futur një bateri më të madhe.
Saktësisht sa më e madhe mbetet për tu parë, por prapë se prapë janë lajme të mirëseardhura.

Mjeshtri i dizajnimit ishte i njohur për shtytjen e dizajneve më të holla se kurrë, gjë që e bëri të vështirë për të futur bateritë më të mëdha brenda iPhone.

Sidoqoftë, pasi Ive nuk është më pjesë e Apple, disa pretendojnë se kjo i ka lejuar kompanisë të krijojë pajisje që mund të jenë pak më të trasha për të akomoduar bateri më të mëdha.

iPhone’t e vitit 2020 janë përfolur gjithashtu që do të vijnë me një sensor të gjurmëve të gishtërinjve në ekran, së bashku me mbështetjen për 5G

Share Messenger

Më të lexuarat